en-USmk-MKsq-AL

“Si kompani e re për konsulencë, ne dëshirojmë të jemi ndryshe. Ne e vendosim fokusin tonë në sigurimin e shërbimeve “të bëra sipas masës” për klientët tanë”

“Modeli i biznesit tonë të konsultimit jep mundësi në të gjitha anët. Për klientët – liri në zgjedhjen e konsulentëve dhe qasja me kualitet më të mirë”

“Konsulentët e SEG Holding janë të përkushtuar, punëtorë dhe të përshtatshëm”

“Ne jemi të hapur për çdo kënd dhe secilit që i nevojitet mbështetje në arritjen e zhvillimit”

“Ne vazhdimisht e zgjerojmë grupin tonë të konsulentëve profesionistë dhe të pavarur”

KLIENTËT

Klientët

Klientët tanë i përfshijnë sektorin e biznesit, sektorin civil, pushtetin qendror dhe lokal, ndërmarrjet publike, iniciativat joformale. Ne jemi të hapur për çdo kënd dhe secilit që i nevojitet mbështetje për arritjen e qëllimit në zhvillim, ndërsa në ndërkohë sillet me përgjegjësi ndaj resurseve njerëzore dhe ambientin ku punojnë.

Sektorët

- Sektori ekonomik

- Tregu, konkurrenca dhe rregullativa

- Integrimi ekonomik dhe krijimi i politikave

- Bashkëpunimi për zhvillim

- Tregti, industri dhe investime (nga vendi dhe jashtë)

- Hulumtime, inovacione dhe sipërmarrësi

- Zhvillim i qëndrueshëm, përgjegjësi shoqërore e ndërmarrjeve

- Sektori social

- Bashkëpunimi multikulturor, forcimi i bashkësive dhe bashkëpunimi ndëretnik

- Të rinjtë dhe arsimimi

- Sipërmarrësia sociale

- Forcimi i tregut të punës

- Inkuadrimi social dhe punësimi

- Shoqëria sociale

- Zhvillimi institucional


Përfshirja gjeografike

SEG Holding punon në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe nëse është e nevojshme edhe në vende tjera të regjionit dhe më gjerë.

Puna me ne

Të gjithë klientët tanë e çmojnë faktin se ne me kujdes i dëgjojmë nevojat e tyre dhe mu për këtë ne kemi numër të madh të konsulentëve, të cilët i kemi në dispozicion dhe punojmë në shumë sektorë të ndryshëm, shumë lehtë mund të gjejmë qasje “sipas masës”, me të cilën do t’i plotësojmë nevojat e tyre. Klientët tanë e çmojnë pragmatizmin tonë dhe përkushtimin tonë të plotë në sigurimin e vlerave për ata.

Deklarata të klientëve të SEG Holding 

“Nuk ka kurrfarë argumenti, si është thënë – ashtu është bërë. Mu për shkak të mbështetjes së tyre arritëm të realizojmë projekt të shkëlqyeshëm për rinovimin e thertores sime. Tani thertorja ime është ndër më të mirat në Kosovë, sipas pjesëmarrjes në treg dhe profitit.”

“Unë isha veçanërisht i kënaqur nga qasja “sipas masës”, kishim mundësi të zgjedhim konsulent, i cili u përgjigjet nevojave tona, ndërsa njëkohësisht morëm edhe këshilla të rregullta nga njerëzit e SEG Holding. Me mbështetjen e tyre dhe mbështetjen e konsulentit, ne e zgjodhëm zgjidhjen më të mirë për zbatimin e projektit të BE dhe në të njëjtën kohë morëm edhe këshilla.”

“I dëgjuam gjatë një trajnimi dhe pastaj vendosëm se dëshirojmë trajnim plotësuese, të përpiluara “sipas masës” pikërisht nga ata. Trajnuesit ishin shumë fleksibël dhe trajnimet ishin ashtu siç na duheshin.” 


SEG Holding © 2014

 

Bul. Sv. Kliment Ohridski 58b / 2-4, 1000, Shkup, Maqedoni