en-USmk-MKsq-AL

“Si kompani e re për konsulencë, ne dëshirojmë të jemi ndryshe. Ne e vendosim fokusin tonë në sigurimin e shërbimeve “të bëra sipas masës” për klientët tanë”

“Modeli i biznesit tonë të konsultimit jep mundësi në të gjitha anët. Për klientët – liri në zgjedhjen e konsulentëve dhe qasja me kualitet më të mirë”

“Konsulentët e SEG Holding janë të përkushtuar, punëtorë dhe të përshtatshëm”

“Ne jemi të hapur për çdo kënd dhe secilit që i nevojitet mbështetje në arritjen e zhvillimit”

“Ne vazhdimisht e zgjerojmë grupin tonë të konsulentëve profesionistë dhe të pavarur”

KONSULENTËT

Konsulentët tanë

SEG Holding, krahas ekspertizës së brendshme që e posedon, bashkëpunojmë edhe me konsulentë të jashtëm. Të gjithë konsulentët kanë përvojë dhe referenca për punën  e tyre në sektor të caktuar. Të gjithë duhet të posedojnë përvojë praktike në ndonjë industri të caktuar. Ata janë të përkushtuar, punëtorë dhe të përshtatshëm. Dhe mu për këtë klientit tanë dëshirojnë të punojnë me ne (dhe me ata) përsëri.

Projekti ynë

SEG Holding punon me ndërmarrje, organizata qytetare, institucione shtetërore dhe  pushtete lokale, iniciativa joformale. Kemi parashtruar mbi 100 projekte në fushën e mobilizimit të fondeve, menaxhmentit, këshillimit strategjik, realizimin e trajnimeve, hulumtime si dhe facilitime.

Puna me ne

Nëse dëshironi të punoni me ne, duhet të posedoni cilësi, të jeni të përkushtuar ndaj detyrës, të jeni të kapshëm për klientin në cilëndo kohë dhe të jen të sinqertë me të gjitha palët e kyçura. Nga ana tjetër, ju do ta mbani pavarësinë tuaj dhe do të fitoni mbështetje të plotë administrative dhe strategjike për ofrimin e shërbimeve. Me SEG Holding do të fitoni mundësi të jeni pjesë e ekipit modern, multikulturor, me integritet dhe cilësi të lartë.  

Deklaratë e konsulentëve për SEG Holding

“Njerëz të cilët e mbajnë fjalën e tyre, të cilët posedojnë njohuri të madhe nga biznesi i konsulencës dhe posedojnë biznes model inovativ. Unë, si konsulent, mund të aplikoj për punë të caktuar ose ata do të më kërkojnë, me obligime dhe të drejta paraprakisht të caktuara. Krahas kësaj, ata sigurojnë mbështetje konstante në komunikimin me klientët, të cilët marrin shërbim komplet dhe kërkojnë bashkëpunim të serishëm. Prandaj jam krenar që jam pjesë e ekipit të SEG Holding”.

SEG Holding © 2014

 

Bul. Sv. Kliment Ohridski 58b / 2-4, 1000, Shkup, Maqedoni