en-USmk-MKsq-AL

“Si kompani e re për konsulencë, ne dëshirojmë të jemi ndryshe. Ne e vendosim fokusin tonë në sigurimin e shërbimeve “të bëra sipas masës” për klientët tanë”

“Modeli i biznesit tonë të konsultimit jep mundësi në të gjitha anët. Për klientët – liri në zgjedhjen e konsulentëve dhe qasja me kualitet më të mirë”

“Konsulentët e SEG Holding janë të përkushtuar, punëtorë dhe të përshtatshëm”

“Ne jemi të hapur për çdo kënd dhe secilit që i nevojitet mbështetje në arritjen e zhvillimit”

“Ne vazhdimisht e zgjerojmë grupin tonë të konsulentëve profesionistë dhe të pavarur”

PËR NE

Filluam me punë në vitin 2014 dhe bëmë përpjekje që ta marrim më të mirën nga tregu tradicional për konsulencë dhe  konsultonte të jashtëm, me qëllim që të krijojmë model të ri, fleksibël të shërbimeve konsulente. 


Si kompani e re për konsulencë, përpiqemi të jemi ndryshe. E orientuam fokusin tonë për sigurimin e shërbimeve konsulente të “përgatitura sipas masës” për klientët tanë. Në të njëjtën kohë, ne u japim mbështetje të vazhdueshme konsulentëve tanë të jashtëm në ofrimin e shërbimeve, me çka, ata do të fokusohen tërësisht ndaj klientit.   


Në këtë mënyrë, sigurojmë spektër të gjerë të shërbimeve për klientit tanë, të cilat janë dorëzuar në mënyrë profesionale dhe me kohë, ndërsa njëkohësisht ka edhe fleksibilitet në mënyrën dhe kohën e dorëzimit. 


Modeli i biznesit tonë të konsulencës jep mundësi për çdo palë. Për klientët – liri që të zgjedhin konsulentë dhe qasje nga cilësia më e mirë. Për konsulentët e jashtëm – liri që t’i zgjedhin fushat tematike dhe mbështetja e vazhdueshme administrative, që konsulentit i jep fokus të plotë mbi punën e tij dhe cilësinë e shërbimit. 


Projektet tona sigurojnë cilësi në të gjitha fushat, qëndrueshmëri, përmirësim të vazhdueshëm të arritjeve dhe përmirësim të organizatës. Pikërisht për këtë kemi raporte afatgjate dhe të afërta me klientët tanë, të cilët e sjellin vendimin që të punojnë përsëri me ne.


Në të gjitha përpjekjet tona, ne kujdesemi për njerëzit dhe ambientin në të cilin punojmë. Që të minimizohet ndikimi negativ mbi të gjithë palët e interesuara, ne kemi bashkëpunim strategjik me organizata të shoqërisë civile, me të cilat krahas bizneseve private dhe institucioneve, krijuam edhe vlera të përbashkëta për gjithë shoqërinë.


SEG Holding © 2014

 

Bul. Sv. Kliment Ohridski 58b / 2-4, 1000, Shkup, Maqedoni