en-USmk-MKsq-AL

“Si kompani e re për konsulencë, ne dëshirojmë të jemi ndryshe. Ne e vendosim fokusin tonë në sigurimin e shërbimeve “të bëra sipas masës” për klientët tanë”

“Modeli i biznesit tonë të konsultimit jep mundësi në të gjitha anët. Për klientët – liri në zgjedhjen e konsulentëve dhe qasja me kualitet më të mirë”

“Konsulentët e SEG Holding janë të përkushtuar, punëtorë dhe të përshtatshëm”

“Ne jemi të hapur për çdo kënd dhe secilit që i nevojitet mbështetje në arritjen e zhvillimit”

“Ne vazhdimisht e zgjerojmë grupin tonë të konsulentëve profesionistë dhe të pavarur”

Sipërmarrësia sociale


Çfarë është sipërmarrësia sociale? Të jesh i përgjegjshëm në shoqëri do të thotë njerëzit dhe organizatat duhet të sillen në mënyrë etike dhe me sensibilitet ndaj çështjeve shoqërore, kulturore dhe ekonomike, si dhe çështjet lidhur me mjedisin jetësor.

Synimi ndaj përgjegjësisë shoqërore u ndihmon individëve, organizatave dhe qeverive të bëjnë ndikim pozitiv mbi zhvillimin, biznesin deh shoqërinë me realizim pozitiv të rezultateve përfundimtare.

Zhvillimi i rolit tonë si qytetarë

Si ndërmarrje që u jep shërbime kompanive në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, kujdesemi për rolin që e luajmë në investimin dhe zhvillimin e bashkësive lokale. Por edhe si punëdhënës, po ashtu kemi kujdes edhe për rëndësinë për realizimin e politikave dhe qëllimeve të brendshme me përgjegjësi shoqërore dhe qëllimeve. 

Problematika shoqërore

Përmes ekspertizës sonë konsulente dhe propozimeve, SEG Holding do të mund të krijojë ndikim të madh social, si dhe të bëjë ndryshime pozitive. Pjesë e klientëve tanë vazhdimisht punojnë në projekte, të cilat kanë ndryshime të mëdha pozitive mbi përditshmërinë e njerëzve. Po ashtu ne punojmë edhe me organizata qeveritare dhe joqeveritare, me qëllim që t’u ndihmojmë ta përmirësojnë vlerën e do objekti dhe institucioni.   

SEG Holding © 2014

 

Bul. Sv. Kliment Ohridski 58b / 2-4, 1000, Shkup, Maqedoni